Sherbime.tk © 2008 2010 Te gjitha te drejtat e rezervuara

Menu

Faqja kryesore
Muzika
Chat
Foto
Lojra
ilahi
Radio
Humor
Lajme
Histori
Contact
Dashuri
Videoklipe
Shpallje
Programe
Kuriozitete
Filma shqip
Shtypi ditore
Libri vizitave
Fjalor Anglisht-Shqip
Love test
Deshmoret
Informatik
Kur ke lindur
Test tipi
Iluzionet
Veturat me te reja
Dita e Pavarsisë video
Sms Dashurie
Sport
Serialet vendore
Emri yt si DJ
Moti ne Europe
Sherbime te nevojshme
Tv Online
Kursi valutor
Livescore
Mendime te Arta
Time and Date



-----------------------------
Mendimi per Web-faqe ?
Shkleqyeshem
Perfect
Shum i mire
I mire
Mesatar
  
-----------------------------

All iJigg MP3 Realm EsnipsWrzuta Tagoo

Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
Ky artikull perben nje permbledhje te historise sone te hershme dhe figurat kryesore te saj. Do te gjeni detaje jetesore mbi prijesit ilire dhe Pirron e Epirit.

 

2 Pirro i Epirit
Njihuni me jeten e Pirros se Epirit, luften, fitoret dhe famen e tij. Ky material hedh drite mbi faktin qe Pirro ishte nje prijes Epirot Ilir dhe jo grek sic duan ta paraqesin historianet greke.

 

3 Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
Nje material i plote mbi jeten, luften dhe bemat e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Mbi 18 faqe qe permbajne referenca nga shume autore te huaj e shqiptare qe kane shkruajtur mbi Skenderbeun.

 

4 Familja e Kastrioteve
Nje material i shkurter mbi familjen e Kastrioteve

 

5 Ali Pashe Tepelena
Njihuni me jeten e bemat e Ali Pashe Tepelenes nga hija e te cilit dridhej i madh e i vogel sipas gojedhenave. Si ai arriti te ngreje pashallaken me te madh te Perandorise Otomane dhe fundi i tij tragjik.

 

6 28 Nendor 1912
Ne kete kapitull do te njiheni me perpjekjet e patrioteve shqiptare qe u kurorezuan me shpalljen e pamvaresise ne 28 Nendor 1912 ne Vlore. Qendrimi i faktorit nderkombetar dhe faktorit shqiptar ndaj pamvaresise se Shqiperise nga sundimi otoman trajtohen gjate ne kete kapitull.

 

7 Mbreti Zog i I
Ahmet Zogu eshte nje prej figurave me komplekse te historise sone kombetare. Per 50 vjet ai u etiketua tradhtar, hajdut nga rregjimi komunist por shume pak e njohin shqiptaret kontributin qe ai i dha Shqiperise. Njihuni me shtetarin me  te suksesshem shqiptar te shekullit te XX.
8 7 Prill 1939
Njihuni me inskenimin e pushtimit italian ndaj Shqiperise ne 1939. Te gjithe ngjarjen jua rrefen nje shqiptar qe e jetoi vete ate kohe dhe qe shpenzoi nje pjese te konsiderueshme te jetes se tij, duke mbledhur materiale rreth atyre ngjarjeve. E kam fjalen per autorin e "Historia e Shqpnis" Zoterin e nderuar  Tajar Zavalani.

 

9 Albania's Golgotha
Kjo eshte nje permbledhje faktesh nga shtypi perendimor mbi Shqiperine e viteve 1840-1912. Fakte rrenqethese qe nxjerrin ne pah tragjedine tone kombetare te shkaktuar nga armiqte tane shekullore. Cdo shqiptar duhet ta lexoje kete material. Nese dikush ka nje version ne shqip te ketij materiali  eshte i lutur te na e dergoje.

 

10 KOSOVO -The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents
Fakte historike qe hedhin drite mbi Kosoven si toke shqiptare. Nje analize e drejte dhe ne detaj mbi mosmarveshjen serbo-shqiptare mbi Kosoven.

 

11

Ethnic Albanians in Greece
Fakte teper interesante te publikuara ne Internet nga Ministria e puneve te jashtme turke. Ate qe nuk e ben ministria e jashtme shqiptare, e ben ajo e  popullit mik turk. Lexoni materiale mbi qendrimin e qeverise turke ndaj ceshtjes tone Shqiptare, si te drejtat e minoritetit shqiptar ne Greqi dhe e drejta e popullit cam per vetvendosje ne tokat e tyre. 

 

12 Kthimi i Mid'hat Frasherit
Mid'hat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit ju sjell nje seri faktesh historike, korrespondecash diplomatike dhe mendimet e tij rreth ceshtjes shqiptare. Njihuni me Atdhetarin dhe Nacionalistin me te shquar te brezit te dyte te Frasherllinjve.

 

13 Komploti greko-komunist kunder demokracise shqiptare
Nje material interesant mbi ngjarjet e 1997 qe u kurorezuan me shkaterrimin e shtetit shqiptar. Autoret kane bere nje permbledhje te shtypit te kohes dhe duan te argumentojne kontributin e madh qe dha fqinji jone jugor per zjarrvenien e Shqiperise.

 

14 Pavarësia e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare
Nje studim i plote mbi te drejten nderkombetare te vetvendosjes se popullit Shqiptar ne Kosove. Materiali eshte shume interesant dhe teper argumetativ mbi te drejten hitorike, morale, humane te popullit shqiptar ne Kosove per te jetuar i lire dhe i pavarur nga sundimi serb. Materiali eshte ne gjuhen shqipe anglisht dhe gjermanisht.

 

15 Enciklopedia Britanike mbi historine shqiptare
Nje permbledhje e shkurter e historise se kombit shqiptar nga njera prej enciklopedive me prestigjoze ne bote. I gjithe materiali eshte ne anglisht jo ne shqip dhe na u dergua me anen e postes elektronike nga Z. Altin Qosja .

 

16 Forumi i Historise Shqiptare
Ne kete forum do te gjeni shume fakte dhe dolumenta historike te kohrave dhe burimeve te ndryshme. Ne te njejten kohe mund te lini pershtypjet dhe kritikat tuaja mbi materialet e publikuara ne kete faqe te historise. Nese dispononi materiale historike shqiptare jeni te lutur ti postoni ne kete forum. 
*Qe te shkruani ne forum duhet te keni rregjistruar nje emer tuajin

 

17 The Expulsion of the Albanians
Ky eshte nje memorandum i paraqitur ne 7 Mars 1937 ku duket qarte plani i Serbve per te pastruar Kosoven nga shqiptaret. Materiali eshte ne anglisht dhe eshte publikuar nga organizata shpiptaro-amerikan AACL.

 

18 Rescue in Albania
Nje liber i shkruajtur ne anglisht nga nje hebre-amerikan ku pershkruan se si te gjithe cifutet qe banonin ne Shqiperi dhe te gjithe qe ata qe arriten te shkelnin ne Shqiperi per ti shpetuar holocaustit, ia dolen te shpetonin gjalle fale mikpritjes dhe sakrifices sublime te popullit shqiptar. Publikuar nga AACL.
 

  Adem Jashari

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit.     

  Fehmi Lladrovci

Fehmi Lladrofci është njëri prej luftëtarëve që bashkë me të shoqen, Xhevë Krasniqi-Lladrovci,përbëjnë çiftin që më se miri e emituan Azem dhe Shotë Galicën. Ky epitet më mirë iu shkon këtyre dy dëshmorëve, të cilët me tërë qenien e tyre iu përkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, që rrjedh nga një familje me traditë patriotike, që herët u përcaktua për rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Shtypja dhe robëria e popullit të tij u bënë frymëzim, kurse veprat e patriotëve tanë të mëdhenj udhërrëfim për rrugën që do ta ndjekë më pastaj. Është njëri prej intelektualëve më në zë të Drenicës, i cili u përkushtua në rrugën e lirisë, kurse me veprimin e vet u bë shembull për brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar për atdheun. Krahas punës revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetëdijshëm se pa shkollim nuk mund të ecej përpara. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmin në Prishtinë. Burgu dhe torturat nuk e luhatën nga rruga e lirisë Lëvizjet studentore të vitit 1981 te ky personalitet patën ndikim të posaçëm. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosën me burg të rëndë.     

  Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit të veprimeve me armë në dorë përdori në shkallë të gjerë edhe veprimet diplomatike. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë veprimtaria diplomatike që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nëpër kryeqytetet e fuqive pjesëmarrëse të Kongresit të Berlinit, në muajt prill— Për shkak të qëndresës së vendosur dhe të organizuar të popullit shqiptar, deri në praverën e vitit 1879, nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin vendimet e Kongresit të Berlinit. Sido-mos i mprehtë ishte bërë protalemi në Jug, në lidhje me përcaktimin e vijës së re kufitare greko-turke që kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetësuar thellësisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithë vilajetan e Janinës, në të cilën popullsia shqiptare përbënte pjesën më të madhe dhe më kompakte të banorëve të saj.     

  Nëna dhunohet në prani të fëmijëve

N.D 19 jeton në Prishtinë
Por nuk jam nga këtu. Shtëpinë na e kanë djegur tërësisht, tash e kemi zënë një banesë serbe dhe nuk do ta lëshoj, pa u takuar me pronarin e saj edhe po të vijë një mijë KFOR-a. Më kanë ndarë nga grupi i bashkëvendësve të mi, shumica nga të cilët kanë qenë femra. Burrat ishin në front dhe ne ishim krejtësisht pa mbrojtje. Na kanë zgjedhur nga grupi katërmbdhjetë femra dhe na kanë ndarë e na kanë dërguar në një përrockë. Na kanë komanduar të ulemi dhe na kanë pyetur, mos kemi ndihmuar ndonjëra prej nesh UÇK-në. Ne u thamë se vetëm ikim nga granatimet dhe shkojmë në vend më të sigurt. Pastaj, rend na kanë ngritur në këmbë dhe çdonjërit paramilitar udhëheqësi i tyre i ka dhënë nga jë femër. Na kanë largura vetëm nga pesë a gjashtë metra larg njëra tjetrës dhe na kanë zhveshur të gjtihave.


Heute waren schon 17 visitors (24 hits) hier!
Livescore


Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden