Sherbime.tk © 2008 2010 Te gjitha te drejtat e rezervuara

Menu

Faqja kryesore
Muzika
Chat
Foto
Lojra
ilahi
Radio
Humor
Lajme
Histori
Contact
Dashuri
Videoklipe
Shpallje
Programe
Kuriozitete
Filma shqip
Shtypi ditore
Libri vizitave
Fjalor Anglisht-Shqip
Love test
Deshmoret
Informatik
Kur ke lindur
Test tipi
Iluzionet
Veturat me te reja
Dita e Pavarsisë video
Sms Dashurie
Sport
Serialet vendore
Emri yt si DJ
Moti ne Europe
Sherbime te nevojshme
Tv Online
Kursi valutor
Livescore
Mendime te Arta
Time and Date



-----------------------------
Mendimi per Web-faqe ?
Shkleqyeshem
Perfect
Shum i mire
I mire
Mesatar
  
-----------------------------

All iJigg MP3 Realm EsnipsWrzuta Tagoo

MENDIME TË ARTA

“Kur ka vullnet të mirë, çdo gjë është e mundur”, thotë një fjalë e urtë. Personi i cili është i vendosur të bëjë diçka, do t’i tejkalojë barrierat me ndihmën e vendosmërisë së tij dhe në këtë mënyrë do të arrijë ta realizojë qëllimin e tij. Kur mendojmë që mund të bëjmë diçka, ne pothuajse kemi arritur të bëjmë diçka – të llogaritësh në sukses, shpesh domethënë të arrish vetë suksesin.
Samuel Smiles (1812 – 1904);
Autor dhe reformist skocez
Të arriturat e një organizate paraqesin rezultatet e përpjekjeve të kombinuara të çdo individi.
Vince Lombardi (1913 – 1970);
Trajner amerikan i futbollit
Mos e ngatërroni aktivitetin me sukses.
John Wooden (1910 –);
Lojtar dhe trajner amerikan i basketbollit
Xhepat e zbrazët kurrë nuk e kanë zmbrapsur asnjë njeri. Këtë mund ta bëjnë vetëm kokat dhe zemrat e zbrazëta.
Norman Vincent Peale (1898 – 1993);
Predikues protestant dhe krijues
Çdo sukses i madh paraqet fitore të një zemre të zjarrtë.
Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882);
Eseist, filozof dhe poet amerikan
Dështimet janë shenjat treguese në rrugën drejt suksesit.
Charles F. Kettering (1876 – 1958);
Shpikës amerikan i cili patentoi mbi 300 shpikje
Gjërat e mëdha nuk arrihen nga ata të cilët dorëzohen para trendëve, modës dhe mendimeve të një periudhe të caktuar.
Charles Kuralt (1934 – 1997);
Gazetar amerikan
Gjërat e mëdha nuk bëhen nga impulsi, por nga një sërë gjërash të vogla të bashkuara në një vend.
Vincent Van Gogh (1853 – 1890);
Artist holandez i post-impresionizmit
Suksesi i madh zakonisht lind nga sakrifica e madhe dhe kurrë nuk vjen si rezultat i egoizmit.
Napoleon Hill (1883 – 1970);
Krijues amerikan
Të arriturat tona sot nuk janë asgjë tjetër përveç se një shumë totale e mendimeve tona dje. Ju sot keni arritur aty ku ju kanë sjellë mendimet e së djeshmes dhe nesër do të arrini aty ku do t’ju shpijnë mendimet e të sotmes.
Blaise Pascal (1623 – 1662);
Matematikan, fizikan dhe filozof religjioz francez
Unë vazhdimisht i bëj gjërat, të cilat nuk di t’i bëj dhe kështu mësohem t’i bëj.
Pablo Picasso (1881 – 1973);
Piktor, skicograf dhe skulptor spanjoll
Shpresoj që të arriturat e mia në jetë do të jenë si vijon – që do të kem luftuar për atë që është e drejtë dhe e ndershme, që do të kem rrezikuar për gjërat që kanë vlerë dhe se do t’i kem ndihmuar njerëzve të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë dhe do ta lë botën si një vend më të mirë falë asaj që kam bërë dhe falë asaj kush kam qenë.
John Christian Hope (1806 – 1879);
Dijetar dhe prift luterian,
Senator i shtetit Karolina e Jugut
Asnjë vepër e madhe nuk mund të arrihet nga personat e ngurrtë, të cilët kërkojnë siguri.
Mary Anne (Marian) Evans (e mirënjohur me pseudonimin e saj George Eliot, 1819 – 1880);
Shkrimtare angleze

 

MENDIME TË ARTA MBI DURIMIN

Vrapimi i ngadalshëm dhe i sigurt e fiton garën.
Ezopi (620 – 560 p.e.s.); Fabulist grek
 
Nëse shtoni madje edhe pak nga pak dhe nëse e bëni këtë shpesh, shumë shpejt kjo do të bëhej e madhe.
Hesiod-i (shekulli i tetë p.e.s.); Poet grek
 
Nuk ka rrugë të pakalueshme për njeriun i cili shkon përpara me një qëllim në kokë dhe pa u ngutur aspak; nuk ka nderime të paarritshme për njeriun i cili përgatitet t’i fitojë ato me durim. Jean De La BruyFre (1645 – 1696); Shkrimtar francez i klasicizmit  
Edhe personat të cilët vetëm rrinë në këmbë dhe presin janë shumë të dobishëm.
John Milton (1608 – 1674); Poet britanik
 
Ai që pret do t’i realizojë të gjithë gjërat – por me kusht që ta dijë se çfarë po pret.
Woodrow T. Wilson (1856 – 1924); Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
 
Përsosmëria arrihet me hapa të ngadalshëm; ajo kërkon
pakëz kohë.
Voltaire (1694 – 1778); Historian dhe shkrimtar francez
 
Durimi është ilaç për të gjitha vuajtjet.
Publilius Syrus (shekulli i parë p.e.s.); Shkrimtar romak
 
Vetëm ata të cilët kanë durim t’i bëjnë gjërat e thjeshta në mënyrë të përsosur, do të arrijnë të mësojnë si t’i bëjnë gjërat e vështira në mënyrë të lehtë.
Johann Friedrich Von Schiller (1759 – 1805); Dramaturg, poet dhe historian gjerman
 
Durimi është i hidhur, por frytet e durimit janë të ëmbla.
Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778); Filozof politik, pedagog dhe eseist zviceran
 
Nëse kam bërë ndonjë zbulim të madh, atëherë këtë e kam arritur shumë më tepër falë dhuntisë së durimit se sa falë cilitdo talent tjetër.
Sir Isaac Newton (1642 – 1727); Shkencëtar dhe matematikan britanik
 
Durimi do të arrijë shumë më tepër se sa forca.
Edmund Burke (1729 – 1797); Shkrimtar politik dhe burrështetas britanik
 
Durimi dhe kalimi i kohës vlejnë më shumë se sa forca dhe tërbimi.
Jean De La Fontaine (1621 – 1695); Poet francez
 
Njeriu i cili mund të ketë durim, do të mund t’i realizojë të gjitha ato që dëshiron.
Benjamin Franklin (1706 – 1790); Shkencëtar, botues dhe diplomat amerikan
 
Përshtatuni me hapin e natyrës; sekreti i saj është durimi.
Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882); Poet dhe eseist amerikan
 
Ne ballafaqohemi me kaq shumë mjerim në botë vetëm për shkak të faktit që njerëzit mundohen të arrijnë në maje me një kërcim të vetëm.
William Cobbett (1762 – 1835); Gazetar dhe reformist britanik
 
Durimi është dhuntia më e domosdoshme për biznes, shumë njerëz parapëlqejnë që të tjerët ta dëgjojnë tregimin e tyre se sa t’iu plotësohen kërkesat e tyre.
Lord Chesterfield (1694 – 1773); Burrështetas dhe shkrimtar britanik
 


MENDIME TË ARTA PËR HESHTJEN

Paaftësia për të heshtur paraqet një nga dështimet më të mëdha të njerëzimit.
Walter Bagehot (1826 – 1877); Ekonomist dhe kritik anglez
Është shumë më fisnike t’i shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes.
Francis Beaumont (1584 – 1616); Dramaturg anglez
Heshtja është një nga argumentet më të vështira për t’u përgënjeshtruar.
Josh Billings (1815 – 1885); Humorist dhe ligjërues amerikan
Ekzistojnë momente kur heshtja jehon më fuqishëm se çdo gjë tjetër.
Leroy Brownlow (1914 – 2002); Krijues, publicist dhe shkrimtar amerikan
Heshtja është elementi me anë të të cilit gjërat e mrekullueshme e formësojnë vetveten!
Thomas Carlyle (1795 – 1881); Filozof dhe shkrimtar skocez
Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim.
Charles Caleb Colton (1780 – 1832); Sportist dhe shkrimtar anglez
Nëse nuk thoni asgjë, atëherë nuk do t’ju lusin ti përsëritni fjalët tuaja edhe njëherë.
Calvin Coolidge (1872 – 1933); Presidenti i tridhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Heshtja është nëna e së vërtetës.
Benjamin Disraeli (1804 – 1881); Burrështetas dhe kryeministër anglez
Mos e prekni flautin gjersa daullet dëgjohen vërdallë; kur budallenjtë flasin, të mençurit duhet të heshtin.
Johann Gottfried Von Herder (1744 – 1803); Kritik dhe poet gjerman
Personi i cili nuk e kupton heshtjen tuaj, ka gjasa që të mos i kuptojë as fjalët tuaja.
Elbert Hubbard (1856 – 1915); Shkrimtar dhe publicist amerikan
Nuk është ide aq e keqe që kohë pas kohe të heshtim edhe pse jemi të vetëdijshëm për çka po flasim.
Kin Hubbard (1868 – 1930); Humorist dhe gazetar amerikan
Fjala e pathënë nuk e lëndon askënd.
Lajos Kossuth (1802 – 1894); Burrështetas hungarez
Fjalët mund të thumbojnë jashtëzakonisht shumë, por vetëm heshtja mund të ta thyejë zemrën.
Phyllis McGinley (1905 – 1978); Poeteshë dhe shkrimtare amerikane
Unë personalisht preferoj: të lexoj, të dëgjoj muzikë dhe të hesht.
Dame Edith Sitwell (1887 – 1964); Poeteshë angleze
Ai kishte sulme të kohëpaskohshme të heshtjes të cilat e bënin bashkëbisedimin me të jashtëzakonisht të këndshëm.
Sydney Smith (1771 – 1845); Shkrimtar dhe klerik anglez
Ai dinte ta gjente atë moment të përsosur psikologjik kur nuk duhej të thoshte asgjë.
Oscar Wilde (1854 – 1900); Krijues dhe shkrimtar anglez


MENDIME TË ARTA

Shkenca nuk është asgjë tjetër përveç se një imazh i së vërtetës.
Francis Bacon (1561-1626), Filozof, eseist dhe burrështetas anglez
222
Qëllimi i artit është të trazojë gjakun. Qëllimi i shkencës është që ta qetësojë gjakun.
Georges Braque (1882 – 1963), Piktor francez
 
Shkenca njeh vetëm një urdhër – kontribuo për shkencë!
Bertolt Brecht (1898 – 1956), Dramaturg dhe poet gjerman
Sa më shumë që mësojmë për shkencën, aq më shumë kuptojmë që misteret e saja të mrekullueshme shpjegohen me anë të ligjeve të thjeshta të cilat janë aq të lidhura së bashku dhe aq të varura nga njëra tjetra sa që na bëjnë të kuptojmë që të gjitha këto ligje i ka krijuar një mendje e vetme.
Olympia Brown (1835 – 1926), Udhëheqëse e lëvizjes për të drejtën e gruas për të votuar në Amerikë
 
Shkenca duhet të ketë zënë fill në ndjenjën që diçka nuk po funksionon si duhet.
Thomas Carlyle (1795 – 1881), Filozof dhe shkrimtar skocez
 
Ekzistojnë dy lloje të vërtetash: e vërteta e cila e ndriçon rrugën si dhe e vërteta e cila e ngroh zemrën. E vërteta e parë është shkenca, kurse e vërteta e dytë është arti. Pa artin, shkenca do të ishte po aq e pavlefshme sa edhe një palë pinca të kirurgut në dorën e instaluesit të ujit. Pa shkencën, arti do të bëhej një përzierje e vrazhdë e folklorit dhe mashtrimit emocional.
Raymond Chandler (1888 – 1959), Shkrimtar amerikan
Një njeri konsiderohet se nuk është më fillestar dhe se është bërë ekspert i një shkence të caktuar mu në momentin kur e ka kuptuar që do të jetë fillestar gjatë gjithë jetës së tij.
Robin G. Collingwood (1889 – 1943), Historian dhe filozof anglez
 
Çdo përparim në shkencë ka ardhur si rezultat i një guximi të ri të imagjinatës.
John Dewey (1859 – 1952), Filozof dhe edukator amerikan
 
Njeriu duhet të kërkojë atë që ekziston dhe jo atë që duhet të ekzistojë.
Albert Einstein (1879 – 1955), Fizikan amerikan i lindur në Gjermani
 
Merre si ta marrësh, vera nuk kalon dot pa mushkonja.
Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882), Poet dhe eseist amerikan
 
Merita për avancimin e shkencës gjithmonë ka ardhur si rezultat i punës së individëve të caktuar e jo epokës së caktuar.
Johann Wolfgang Von Goethe (1749 – 1832), Poet, dramaturg dhe shkrimtar gjerman
 
Mendja shkencore nuk i gjen shumë shpesh përgjigjet e sakta aq sa i bën pyetjet e sakta.
Claude Levi-Strauss (1908 - ), Antropolog francez
 
Në shkencë, të gjitha faktet, pa marrë para sysh sa triviale janë ato, gëzojnë barazi demokratike.
Mary McCarthy (1912 -1989), Shkrimtare dhe kritike amerikane
 
Shkenca nënkupton diçka që njeriu di, filozofia nënkupton diçka që njeriu nuk di.
Bertrand Russell (1872 – 1970), Filozof, matematikan dhe eseist anglez
Shkenca është një dituri e organizuar.
Herbert Spencer (1820 – 1903), Filozof anglez
 


MENDIME TË ARTA

Të vërtetën mund ta gjeni aty ku njerëzit janë të lirë ta kërkojnë atë.
Franklin D. Roosevelt (1882-1945), Kryetar i 32-të i SHBA-ve

E vërteta është edhe më e çuditshme se sa imagjinata; imagjinata duhet të ketë një kuptim.
Leo Rosten (1908-1997); Shkencëtar politik amerikan i lindur në Poloni

Gjersa të jesh gjallë, thuaje të vërtetën dhe turpëroje djallin.
William Shakespeare (1564-1616), Poet, dramaturg dhe aktor anglez

Çdo gjë që i shtohet së vërtetës e ngushton të vërtetën.
Alexander Solzhenitsyn (1918-), Romancier rus

Ajo që është e vërtetë është e vërtetë dhe ajo që është gënjeshtër është gënjeshtër.
Emanuel Swedenborg (1688-1772), Shkencëtar suedez dhe përkrahës i misticizmit

Natyrisht se është po ai avaz i vjetër. E vërteta zakonisht tingëllon mu sikur ai avaz i vjetër.
Margaret Thatcher (1925-), Kryeministresh dhe politikane angleze

Në vend të dashurisë, në vend të parasë, në vend të famës, më jepni të vërtetën.
Henry David Thoreau (1817-1862), Eseist, poet dhe natyralist amerikan

Njeriu i cili nuk i frikësohet të vërtetës nuk ka pse t’i frikësohet as gënjeshtrave.
Thomas Jefferson (1743-1826), Kryetar i tretë i SHBA-ve

Gjithmonë thoni të vërtetën – kjo është gjëja më e lehtë për t’u mbajtur në mend!
David Mamet (1947-), Dramaturg amerikan

Edhe pse nuk e dini të vërtetën nuk do me thënë se e vërteta nuk është e vërtetë.
Richard Bach (1936-), Shkrimtar amerikan

Gënjeshtra tregon mungesën e trimërisë, e vërteta e tregon guximin.
Hosea Ballou (1771-1852), Teolog amerikan

Koha është e çmuar, por e vërteta është më e çmuar sesa koha.
Benjamin Disraeli (1804-1881), Burrështetas dhe kryeministër anglez

Të vërtetën mund ta nderojmë më së miri duke e thënë të vërtetën.
Ralph Waldo Emerson (1803-1882), Poet dhe eseist amerikan

E vërteta është pishtar i cili ndriçon nëpër mjegull pa e mjegulluar fare atë.
Claude A. Helvetius (1715-1771), Filozof francez


MENDIME TË ARTA

Familja është shkollë e obligimeve … e bazuar në dashuri.
Felix Adler (1851-1933), Edukator amerikan, kritik shoqëror
Njeriu largohet nga shtëpia për të kërkuar fatin e tij/saj dhe kur e gjen, kthehet në shtëpi për ta ndarë së bashku me anëtarët e familjes.
Anita Baker (1958 - ), Këngëtare dhe artiste amerikane
Nuk ka miqësi, nuk ka dashuri që mund të krahasohet me dashurinë e prindit për fëmijën e tij.
Henry Ward Beecher (1813 - 1887), Prift, orator dhe shkrimtar amerikan
Shakatë familjare, edhe pse me të drejtë nuk pëlqehen nga të tjerët, i ndihmojnë shumicës së familjeve të mbesin së bashku.
Stella Benson (1892 – 1933), Shkrimtare angleze
Familja është test i lirisë; sepse familja është e vetmja gjë, të cilën njeriu i lirë e krijon vetë dhe për vete.
Gilbert K. Chesterton (1874 – 1936), Shkrimtar anglez
Familja është njësia më themelore e qeverisjes. Pasi që familja është bashkësia e parë me të cilin njeriu lidhet dhe është autoriteti i parë nën të cilin njeriu mëson të jetojë, ajo i formon edhe vlerat më themelore të shoqërisë.
Charles Caleb Colton (1780 – 1832), Sportist dhe shkrimtar anglez
Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.
Diana, Princeshë e Uellsit (1961 – 1997), Bashkëshortja e Çarlsit, Princit të Uellsit
Familja është bërthama e civilizimit.
William J. Durant (1885 – 1981), Historian dhe eseist amerikan
Mund ta quani klan, mund ta quani rrjet, mund ta quani fis, mund ta quani familje: Sido që ta quani, kushdo që të jeni, keni nevojë për një të tillë.
Jane Howard (1533 – 1593), Konteshë e Westmoreland-it
Jeta familjare është një gjë tepër personale për ta ruajtur me shpirtin e drejtësisë. Ajo mund të mbahet vetëm me shpirtin e dashurisë i cili e tejkalon drejtësinë.
Reinhold Niebuhr (1892 – 1971), Teolog dhe historian amerikan
Elementi familjar luan një rol tejet vendimtar në shoqërinë tonë si dhe në edukimin e gjeneratave që do të vijnë.
Sandra Day O’Connor (1930 - ) Gjykatëse e Gjykatës Supreme; gruaja e parë në një pozitë të tillë në Amerikë
Familja është një prej kryeveprave të natyrës.
George Santayana (1863 – 1952), Filozof dhe poet amerikan
Familja është një vend në të cilin parimet përplasen dhe shtypen në kudhrën e përditshmërisë.
Charles Swindoll (1934 - ), Prift (protestant) dhe shkrimtar amerikan
Njerëzit të cilët kanë raporte të mira familjare janë më të suksesshëm në tregun e punës.
Zig Zagler (1926 - ), Tregtar dhe shkrimtar amerikan
Unë mund të zgjohem në mëngjes dhe të shikohem në pasqyrë dhe familja ime mund të më shikojë mua në sy gjithashtu dhe kjo është gjëja e vetme që ka rëndësi.
Lance Armstrong (1971 - ), Çiklist profesional i garave në rrugë



Heute waren schon 4 visitors (6 hits) hier!
Livescore


Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden